Logo

BËHUNI PJESË E RRUGËTIMIT TONË, PËR SUKSESIN TUAJ TË PËRHERSHËM

Apliko Tani
team meeting
person graphic
reporting

REGJISTROHU

Regjistrohu tani për të zhvilluar karrieren tënde me Expert Pro Academy

TRAJNOHU

Transformo teorinë në praktikë përmes trajnimeve interaktive me programin Expert Pro

ÇERTIFIKOHU

Siguro një certifikatë të njohur në përdorimin e Expert Pro dhe bëhu një kontabilist i kërkuar

PUNËSOHU

Hap dyert e mundësive të reja të punës me certifikimin nga Expert Pro Academy për tu dalluar në tregun e punës dhe siguruar te ardhmen tuaj

Expert Pro Academy

Ky trajnim ka për qëllim ofrimin e njohurive të thelluara në fushën e kontabilitetit dhe menaxhimit financiar.

Trajnime të mbajtura

10+

Student

250+

Student të punësuar

150+

Çfarë përfitoni nga trajnimi në Expert Pro Academy

Licencë

Licencë një vjeçare të softuerit Expert Pro, me të gjitha të drejtat

Praktikë

Njohuri profesionale në Kontabilitetin Praktik

Referencë pune

Pas përfundimit të trajnimit ofrojmë mundësi pune tek klientët tanë.

Përkrahje

Përkrahje të vazhdueshme për çdo kërkesë, apo ndihmesë gjatë zhvillimit të karrierës

Çfarë mësoni nga trajnimi në Expert Pro Academy

  • Blerje (Malli)
  • Shpenzimet
  • Blerje e jashtme (DUD)
  • Investimet
  • Kthimi i blerjeve

  • Me të gatshme
  • Me afat
  • Shërbime
  • Fletëdërgesa
  • Eksport
  • Kthimi i shitjeve

  • Porositë për blerje
  • Porositë për shitje
  • Oferta
  • Porositë interne

  • Menaxhimi i stokut
  • Lëvizjet interne
  • Numerimi i inventarit
  • Rregullimi i stoqeve

  • Blerja
  • Shitja
  • Zhvlerësimi
  • Menaxhimi i mjeteve themelore

  • Prodhimi
  • Demontimi
  • Porosia per prodhim
  • Normativat

  • Hyrëse
  • Dalëse
  • Avanset
  • Transaksionet bankare

  • Pagat
  • Perllogaritja e pageve
  • Kalkulimi i stimulimeve
  • Ndalesat

  • Deklaratat në EDI - ATK
  • Deklarimi i TVSH-se
  • Deklarimi i pagave (WM)
  • Deklarimi i qerase (WR)
  • Deklarimi i TM

  • Plani kontabël
  • Bilanci i gjendjes
  • Pasqyra e të ardhurave

  • Libri kryesor
  • Libri i arkes
  • Te arketueshmet
  • Te pagueshmet
  • Stoqet etj.

Çfarë thonë studentët tanë?

Përvojat e studentëve tanë tregojnë suksesin dhe ndikimin pozitiv të programit në zhvillimin e tyre profesional dhe personal.

Dëshiroj të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar gjatë trajnimit. Angazhimi juaj ka bërë një ndryshim të madh në zhvillimin tim dhe jam shumë mirënjohëse për mundësinë që pata të mësoj falë jush. Faleminderit për gjithçka!

Albulena Lahu Albulena Lahu

Jam shumë mirënjohëse për mundësinë që ndoqa trajnimin tuaj në kontabilitet. Ky program ka qenë jashtëzakonisht i vlefshëm për zhvillimin tim profesional dhe më ka dhënë njohuri dhe aftësi praktike që do të jenë të dobishme në karrierën time. Do ta rekomandoja pa hezitim Expert Pro për çdo profesionist.

Nora Raka Nora Raka

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për mundësinë që ndoqa trajnimin tek Expert Pro Academy. Fokusi kryesor në praktikën e detyrave ishte shumë i dobishëm dhe trajnerët gjithmonë ofruan mbështetje dhe shpjegime të qarta. Ky trajnim më ka ndihmuar shumë në zhvillimin tim profesional.

Aurora Beka Aurora Beka

Ju falënderoj për angazhimin dhe përkushtimin tuaj gjatë gjithë kursit të kontabilitetit. Mësimet dhe udhëzimet tuaja kanë qenë jashtëzakonisht të dobishme dhe kanë ndihmuar shumë në zhvillimin tim profesional dhe personal. Faleminderit për mbështetjen dhe durimin tuaj, duke u përgjigjur gjithmonë në pyetjet e mia gjatë ndjekjes online të ligjëratave.

Vesa Eminovski Vesa Eminovski

Kam pasur kënaqësinë të marr pjesë në trajnimin për kontabilitet në Expert Pro dhe jam shumë i kënaqur me cilësinë e ligjërimit, qasjen profesionale ishte jashtëzakonisht i dobishëm, me ligjërim profesional, qasje praktike dhe respektin e treguar gjatë gjithë procesit. Një eksperiencë shumë e vlefshme për çdo profesionist që dëshiron të avancojë në fushën e kontabilitetit. Faleminderit Expert Pro për këtë mundësi të shkëlqyer!

Vesa Eminovski Bujar Bllaca

Në rrugën time profesionale, përvoja me programin Expert PRO SHPK ka qenë një pikë kthese. Trajnimi më ofroi udhëzime të vlefshme dhe mbështetje të vazhdueshme, duke u përkrahur edhe nga përfundimi i studimeve në AAB Master në Kontabilitet dhe Auditim. Ky kurs ka ndihmuar në ndërtimin e një baze të fortë për karrierën time, duke më frymëzuar dhe duke më dhënë besimin për të përballuar sfidat. Faleminderit ekipit për përkushtimin, ekspertizën dhe frymëzimin e jashtëzakonshëm.

Riola Kqiku Riola Kqiku

Përshëndetje,

Jam shumë e lumtur që arrita të përfundoj kursin me sukses dhe të fitoj certifikatën Gold. Falë stafit të përkushtuar, ndihma dhe motivimi gjatë gjithë kohës më kanë ndihmuar shumë. Ju faleminderit për mbështetjen!

Erzana

Pershëndetje,
Trajnimi me Expert Pro ishte shumë pozitiv dhe më ndihmoi të mësoj gjëra të reja praktike. Stafi ishte gjithnjë i angazhuar dhe i qartë në shpjegime. Faleminderit për mundësinë dhe përkrahjen gjatë gjithë kohës!

Allmira

Ky trajnim më ndihmoi të thelloj njohuritë në kontabilitet dhe të aplikoj ato në praktikë. Faleminderit për organizimin profesional dhe mjedisin mbështetës që ofruat gjatë gjithë programit!

Floriana

Pjesëmarrja në trajnimin me Expert Pro ishte një përvojë shumë e dobishme, duke kombinuar teori me praktikë dhe duke ofruar një mjedis mbështetës. Jam mirënjohëse për profesionalizmin dhe mikpritjen tuaj!

Yllka

Pershendetje,

Expert Pro Academy është një vend që frymëzon dhe mbështet zhvillimin profesional. Çdo orë mësimi më afroi më shumë drejt qëllimeve të mia. Faleminderit për përkushtimin dhe motivimin!

Besnik

Trajnimi me Expert Pro ka qenë shumë pozitiv. Ligjëratat ishin të qarta dhe shumë të dobishme për zhvillimin tim profesional. E rekomandoj për të gjithë ata që duan të avancojnë në fushën e kontabilitetit.

Kaltrina

Trajnimi ishte shumë i vlefshëm dhe efektiv! Kaluan javë të bukura, me staf të përkushtuar dhe mbështetës. Do ta rekomandoj këtë trajnim të gjithëve!

Afërdita

Trajnimi ishte shumë i vlefshëm dhe intensiv! Pesë javët kaluan shpejt falë angazhimit dhe mbështetjes nga profesori dhe ekipi i Expert Pro. Ju faleminderit për gjithçka – jam shumë mirënjohëse dhe e rekomandoj me plot besim këtë trajnim!

Majlinda

Faleminderit për një trajnim jashtëzakonisht të dobishëm dhe motivues! Mësimet praktike më ndihmuan të kuptoj më mirë fushën e kontabilitetit dhe të ndërtoj bazat për karrierën time. Falë profesorit për shpjegimet profesionale dhe stafit për mbështetjen e vazhdueshme. Ju uroj shumë suksese!

Teute

Trajnimi praktik me programin Expert Pro ishte shumë i dobishëm për mua. Përmes ushtrimeve praktike dhe punës me raste reale, arrita të forcoj njohuritë teorike dhe të kuptoj më mirë kontabilitetin në praktikë. Trajneri dhe stafi ishin gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar. Pas këtij trajnimi, ndihem më e sigurt në punën time dhe e rekomandoj për këdo që dëshiron të zhvillohet në fushën e financës.

Albana

Ju falënderoj për përvojën e vlefshme që mora gjatë trajnimit në Expert Pro. Struktura e kursit, qasja praktike dhe udhëzimet e qarta nga Z. Arsim Zeka më ndihmuan të kuptoj më mirë proceset kontabël dhe të përdor softuerin në mënyrë efikase. Ky trajnim më ka rritur ndjeshëm vetëbesimin dhe gatishmërinë për t’i aplikuar këto njohuri në punën time. Faleminderit për mbështetjen dhe profesionalizmin!

Drilon

Kontakto me ne

Për çdo pyetje, Na Telefononi:
+383 (0) 44 249 248

Loading
Mesazhi juaj është dërguar me sukses. Faleminderit!
Oops! Diçka shkoi gabim. Provo përsëri.